Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sinan Bardhi nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes!

Sinan Bardhi nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes. Ai ka kontaktuar dje gazetën “Panorama Sport”, ndërsa ka konfirmuar largimin nga drejtimi i kësaj skuadre. I pyetur për arsyet e ikjes nga numri një i kësaj pankine, në një kohë që skuadra ka pasur një ecuri pozitive në pjesën e parë, trajneri Sinan Bardhi ka pohuar: “Nuk do të jem më trajner i Besëlidhjes. Po largohem nga drejtimi i kësaj skuadre për arsye personale. Dua të falënderoj lojtarët, drejtuesit lezhjanë, si dhe tifozërinë e mrekullueshme për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë pjesën e parë. Besëlidhjes i uroj suksese në vazhdimësi”, ka përfunduar Sinan Bardhi, nën drejtimin e të cilit Besëlidhja u ngjit nga Kategoria e Dytë në të Parën.
   
Back To Top