Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mbrojtësi serb Bojan Usumovic është goditja e dytë për Besëlidhjen

Pas Klodian Seminës te Besëlidhja, sot mbërriti edhe një mbrojtës tjetër nga Serbia, Bojan Ushumoviç, i cili ju bashkua skuadrës në stërvitje. Bojan Ushumoviç ka lindur me 26 qershor 1988 në Subotica të Serbisë, është 1.88 m i gjatë dhe peshon 85 kg luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës dhe krahut. Futbollin e ka nisur me skuadrën e vendlindjes që në moshën 9-vjeçare, nga ku ka luajtur në të gjitha zinxhirin e moshave. Që nga viti 2006 është grumbulluar në skuadrat e futbollit profesionist, duke filluar te RS Belgrade 2006-2007, Zlatibor Voda 2007-2008, Serbian Club 2008-2009. Më pas është transferuar në Bosnjë, ku ka luajtur me Proleter Teslic 2009-2011 dhe është rikthyer në Serbi dhe është aktivizuar me Brocan 2011-2012; Radnicki Sombor në 2012- 2013. Në vijim ka luajtur në Mal të Zi në vitin 2013 fazën e dytë me skuadrën e Jedinstvo dhe në fund është kthyer sërish në Serbi, duke luajtur me OFK Mladenovac, nga ku edhe vjen te Besëlidhja. Mesfushori serb Milan Gjorgjeviç, i cili ka sjellë mbrojtësin Bojan Ushumoviç, gjatë një bisede për “Panorama Sport” thotë: “Për pjesën e dytë të sezonit, Besëlidhja ka nevojë për rifreskim, duke ditur se lufta mes skuadrave të kreut është e ashpër dhe po i alternojmë vendet në renditje.

Ne arritëm që ta mbanim skuadrën në krye të grupit për 8 javë radhazi, çka do të thotë një sukses rekord. Por humbjet që pësuam dy herë radhazi na penalizuan. Gjithsesi, Besëlidhja është skuadra kryesore pretendente, ndaj jemi optimistë. Pjesa e dytë e sezonit, të jemi realistë, është shumë më e vështirë se ajo që kaloi. Me rifreskimin e skuadrës me futbollistë tepër cilësorë në ato pozicione që u panë mangësi, që në ndeshjet e para ne do t’u rikthehemi fitoreve, duke rimarrë kreun. Jemi të vendosur që Besëlidhjen në fund të sezonit ta ngjisim në Kategorinë Superiore. Kjo është më se e sigurt, ndaj tifozët të jenë të qetë dhe të na mbështesin ashtu si deri më sot”, e mbylli bisedën serbi Milan Gjorgjeviç.
 
Back To Top