Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Merkato: Klodian Semina është goditja e parë për Besëlidhjen

Afrimi i parë te Besëlidhja në këtë merkato dimri është Klodian Semina. Shkodrani vjen nga skuadra gjysmë amatore zvicerane e FC.Interlaken, me të cilën është aktivizuar së fundmi. 25-vjeçari e ka nisur futbollin në akademinë Vllaznia dhe më pas është aktivizuar me Bylisin në sezonin 2008- 2009, më pas me Gramozin, me Vllazninë dhe së fundi, që prej marsit 2014, ishte pjesë e FC. Interlaken. Klodian Semina është një futbollist shtatlartë që luan në pozicionin e mbrojtësit. Pritet që gjatë ditëve në vazhdim, të afrohen lojtarë të tjerë në skuadër.
    
Back To Top