Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mesfushori Gentian Manuka është tashmë një futbollist i Besëlidhjes

Vijojnë ardhjet e futbollistëve tek Besëlidhja në kuadër të merkatos së janarit. Ashtu siç është paralajmëruar edhe më parë, sot erdhi në Lezhë edhe mesfushori tiranas Gentian Manuka duke u bërë zyrtarisht pjesë e Besëlidhjes, pasi firmosi kontratën me klubin lezhjanë.

Gentian Manuka ka luajtur edhe me përfaqësuesen U-19-të, ku në 3 ndeshje të rëndësishme në 2009 ndaj San Marinos U-19, në Irlandë ndaj Irlandës U-19 dhe në Itali ndaj Italisë U-19. Përveç Gentian Manukës pritet që nesër t’i bashkohet Besëlidhjes edhe një sulmues serb që quhet Kosta Bajiç nga Vojvodina, është 25 vjeç 1.95 m i gjatë dhe vjen nga klubi Jagodina që luan aktualisht. Nesër në ora 14.00 në komplekset sportive të Durrësit, Besëlidhja do të ndeshet me Tiranën në një miqësore. Trajneri Ritvan Kulli po vijon stërvitjen intensive në kuadër të fazës pwrgatitore për ta karikuar skuadrën në maksimum, që të jetë e gatshme që në start, pasi ndeshjen e parë e ka edhe si krye sfidë, pasi do të ndeshet direkt në shtëpi me kryesuesen e grupit A Tërbunin. Gjatë një bisede të shkurtër për “Sport Ekspres” Ritvan Kulli tha: “Ende nuk është kompletuar skuadra, pasi presim edhe disa futbollistë të tjerë që të vijnë, por për nesër (sot) kemi planifikuar një miqësore në transfertë ndaj Tiranës, që pritet ta luajmë pasdite në Durrës. Me këtë ndeshje miqësore dua që ta testoj skuadrën aktuale në ngarkesë të plotë. Tek Besëlidhja tashmë militon shumë futbollistë me eksperiencë të gjatë në Superligë, ndaj testi me skuadra të forta ju tregon formën e tyre të vërtetë. Përpara kemi edhe gjysmën e rrugës, madje më të vështirën, por Besëlidhja edhe pse pozicionohet e treta, nuk është gjendje alarmi, pasi na ndajnë vetëm 4 pikë me kreun, çka na jep mundësi që ta rimarrim shumë shpejt. Ndeshjen e parë do ta nisim me Tërbunin, pikërisht me kryesuesen dhe jam i bindur se do ta fitojmë këtë sfidë, pasi jo vetëm se skuadrën e kemi shumë më të kompletuar dhe të fortë, por për më tepër do të luajmë edhe në shtëpi. Siç dihet skuadrën e kam marrë në fillim të fazës pwrgatitore, por për këtë jam menduar mirë, pasi kemi një objektiv që duhet me doemos të realizohet, pasi për këtë presidenti Gjok Noka po investon shumë financiarisht për kompletimin e skuadrës” e mbylli bisedën trajneri lezhjanë, Ritvan Kulli.
   
Back To Top