Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Besëlidhja - Ada 1-0

Besëlidhja fiton 1-0 miqësoren e radhës ndaj Adës. Në sfidën e zhvilluar në Lezhë, trajneri Kulli ka hedhur në fushë të gjithë lojtarët e afruar deri tani në skuadër gjatë merkatos së janarit. Nga Bejte në portë e deri te Bajiç në sulm, lojtarët kanë bërë një paraqitje të mirë. Megjithatë, sulmuesi Bajiç, i cili iu bashkua ekipit dy ditë më parë, humbi një 11-metërsh dhe disa raste të tjera duke mos finalizuar siç duhet. Ndeshja Loja ka nisur e shpejtë nga të dyja skuadrat dhe me kontrollin e vendësve. Nga minuta e 18-të, loja u bë edhe më e fortë. Në minutën e 20-të, Malo i afrohet zonës së Adës dhe Bajiç, fare pranë portës, nuk arrin që ta shtyjë topin drejt rrjetës. Në të 25-ën, mbrojtësi Ushumoviç ndërmerr një sulm dhe pason për Bajiç, por ky i fundit shpërdoron vetëm me portierin Curri.

Në minutat 34 dhe 36, Besëlidhja krijon dy raste me Malon dhe Bajiç, por nuk arrijnë të finalizojnë. Në minutën e 57-të, vendësit fitojnë një 11- metërsh. Ekzekutimi i besohet serbit Bajiç, i cili gabon duke gjuajtur jashtë. Gjithashtu, në minutën e 70-të, sulmuesi Bajiç shpërdoron një tjetër rast të pastër. Pas këtyre momenteve ritmi i lojës bie disi, pavarësisht se të dy trajnerët i rifreskuan formacionet. Në minutën e 85-të, Ada organizon një sulm nga e majta dhe Hoxha në hyrje të zonës gjuan fort duke goditur traversën e Besëlidhjes. Por, dy minuta më pas është i riu Turkaj që arrin ta zhbllokojë rezultatin duke shënuar për Besëlidhjen, 1-0. Nuk ka më histori dhe sfida përfundon 1-0 për lezhjanët, të cilët tashmë fazën përgatitore do ta vazhdojnë në Ulqin
   
Back To Top