Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Radiçki - Besëlidhja 2-0

Besëlidhja nuk ka mundur të shmangë dot humbjen në takimin e djeshëm miqësor ndaj Radniçkit. Lezhjanët janë mposhtur me rezultatin 2-0 ndaj vendasve, edhe pse ka qenë një 90-minutësh i barabartë për sa i përket volumit të lojës dhe rasteve të krijuara nga të dyja kampet. Autori i golave për malazezët ishte Popar, i cili realizoi dy herë brenda pjesës së parë, të dytin me anë të një 11-metërshi. Pavarësisht përpjekjeve të Besëlidhjes për të mos dalë me humbje nga kjo miqësore, ka qenë e pamundur për lezhjanët që të realizonin në portën e vendasve. Pavarësisht humbjes, një takim i tillë i ka shërbyer trajnerit Kulli për të parë gjendjen e skuadrës së tij në këtë prag rifillimi të kampionatit.

Radiçki - Besëlidhja  2-0
Shënues: Popar 7’, 27’(p)
RADNIÇKI: Filipoviç, Mitroviç, Pavlloviç, Gjukanoviç, Petroviç, Çullum, Popar, Gjuriçkoviç, Ashqeriç, Jovanoviç, Peiçiç (U aktivizuan S. Petroviç, Mlenkoviç, Todoroviç, Lubinkoviç) Trajner: Millan Rastovac
BESËLIDHJA: Bejte, Shytani, Jakupi, Semina, Dibra, Hoxha, Manuka, Muçollari, Erkoçeviç, Bajiç, Malo (U aktivizuan Kulli, Gruda, Përgjini, Turkaj, Marashi, Gjokeja, Nekaj). Trajner: R. Kulli
 
Back To Top