Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Tivari - Besëlidhja 0-14. Lezhjanët të pa mëshirshëm!

Besëlidhja ka shpërthyer në miqësoren e djeshme ndaj Tivarit, skuadër kjo e Ligës së Dytë Malazeze, teksa e ka mundur me rezultatin 14-0. Nga 7 gola për secilën pjesë, lezhjanët kanë qenë të pamëshirshëm ndaj Tivarit. Sulmuesi Julian Malo me tre golat e shënuar, si dhe i porsaardhuri serbi Kosta Bajiç me dopietën e tij kanë treguar se do të jenë një problem për kundërshtarët. Në këtë test kanë realizuar edhe Jakupi nga pika e bardhë, Gjokeja, Turkaj, Përgjini, Hoxha, Muçollari, J.Kulli, Gjorgjeviç. Në një bisedë për “Panorama Sport, sulmuesi serb Kosta Bajiç u shpreh: “Besëlidhja është një skuadër me kualitet Superioreje. Mund të fitonim edhe më thellë ndaj Tivarit, po të mos gabonim edhe shumë herë të tjera para portës kundërshtare. Jam integruar plotësisht me skuadrën dhe po e kaloj shumë mirë. Sa për golat që shënova, kam bërë vetëm detyrën”.
   
Back To Top