Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ridvan Kulli zyrtarisht trajner i Besëlidhjes!

Besëlidhja u grumbullua dje nën drejtimin e trajnerit Ridvan Kulli për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit. Trajneri u emërua në krye të pankinës lezhjane menjëherë pas dorëheqjes së teknikut Sinan Bardhi që e drejtoi ekipin për rreth dy sezone. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, presidenti Gjok Noka prezantoi trajnerin e ri para futbollistëve dhe stafit teknik duke u uruar punë të mbarë për gjysmën e dytë të sezonit në vijim. Kulli Trajneri Ridvan Kulli, në një prononcim për gazetën, u shpreh: “Besëlidhja është një skuadër që ia vlen të kontribuosh. Unë e kam drejtuar edhe herë të tjera Besëlidhjen dhe e kam ndier veten shumë mirë, pavar- ësisht emocioneve që të ngjallin surprizat. Rikthimi im në krye të pankinës lezhjane është një sakrificë jo e vogël, pasi këtë sezon patjetër skuadra duhet që t’i ribashkohet 10 skuadrave të futbollit elitar. Është ende herët për të folur për gjendjen e skuadrës, por një gjë është e sigurt, Besëlidhja tashmë ka hyrë në binarët që e shpien në Superiore. Deri tani në stërvitje është bashkuar shkodrani Klodian Semina dhe në ditët në vijim presim edhe 5-6 futbollistë të tjerë”.
 
Back To Top