Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Rivalitet edhe në merkato, i rrëmbejmë Tërbunit Bejten dhe Erkoçeviç

Vijojnë ardhjet e futbollistëve tek Besëlidhja në kuadër të merkatos së janarit. Dje ju bashkuan zyrtarisht Besëlidhjes edhe dy futbollistë të tjerë, portieri Bejte dhe mesfushori Bekim Erkoçeviq, që tashmë i kanë hedhur firmat e tyre në kontratë me klubin lezhjanë.

Po ashtu pritet që sot ti bashkohet Besëlidhjes edhe sulmuesi serb Kosta Bajiç. Presidenti Gjok Noka është i vendosur për të mos u ndalur në blerjet e janarit deri kur skuadra të kompletohet ashtu siç duhet. Gjatë një bisede për “Sport Ekspres” tha: “Jam i vendosur që të mos ndalem në merkaton e dimrit deri kurë skuadra të kompletohet me futbollistë që me të vërtetë do të bindin. Deri tani kanë firmos kontratën me Besëlidhjen 5 futbollistë që vijnë nga Superliga, Klodian Semina, Bojan Ushumoviç, Gentian Manuka, portieri Bejte dhe mesfushori Bekim Erkoçeviq, po ashtu pres edhe sulmuesin serb Kosta Bajiç. Por do të ketë edhe emra të tjerë që do të vijë shumë shpejt.

Tashmë Besëlidhjes i ka ardhur koha për tu ngjitur në Superligë, ndaj edhe po shpenzojmë në merkaton e janarit. Duke parë se edhe konkurrentet tona më të afërta siç janë Mamurrasi dhe Tërbuni, po lëvizin në merkato. Unë jam i vendosur që tek Besëlidhja të sjellë futbollistë që kanë luajtur ose vijojnë të luajnë në Superligë, pasi dua që skuadra t’i përgjigjet realitetit të ri që do të na servirë pjesa e dytë e sezonit. Duke përfunduar, dua ti siguroj tifozët dhe gjithë opinionin lezhjanë se Besëlidhja tashmë shumë shpejt do t’i bashkohet Superligës, pra në përfundim të sezonit do të jemi zyrtarisht aty ku kemi qenë para 6 sezonesh. Dua që skuadrën ta përforcoi me futbollistë tepër cilësorë, pasi tashmë është e projektuar për Superligë”, përfundoi presidenti Gjok Noka.
 
Back To Top