Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bardhi vazhdon të ironizojë me Besëlidhjen në media!

Trajneri i Mamurrasit, Sinan Bardhi, në një intervistë për gazetën "Panorama Sport" ka bërë ironi me ish-skuadrën e tij, Besëlidhjen, dhe drejtuesit e saj.

"Në pjesën e dytë kam bërë disa zëvendësime për të provuar disa lojtarë duke qenë se rezultati ishte 3-0 për ne dhe nuk kishte më histori. Ndryshe nga skuadra e Besëlidhjes që kam lënë në Lezhë, lojtarët e Mamurrasit janë më shumë profesionistë. Me këtë kontingjent ndihem më shumë i sigurt drejt rrugës që kemi nisur. Në Mamurras kam drejtuar edhe më parë dhe duket qartë përmirësimi i të gjithë lojtarëve. Ndryshe nga Besëlidhja, e cila nuk ka mundur të përballojë humbjen ndaj Mamurrasit në fazën e parë dhe që padrejtësisht ma aderuan mua".
   
Back To Top