Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, kërkohet “koka” e Tërbunit

Pas dy ditësh pushim, Besëlidhja do të grumbullohet sot për të vijuar stërvitjen në kuadër të javës së 13-të të kampionatit. Pas përfundimit me sukses të fazës përgatitore ku për rreth 2 javë u zhvillua në Ulqin, tashmë Besëlidhja është e gatshme që ta përballojë me sukses gjysmën e dytë të sezonit. Në merkaton e verës, pjesë e skuadrës u bënë gjithsej 10 futbollistë, nga të cilët gjysma e tyre vijnë nga Superiorja. Po ashtu, edhe nga merkatoja e janarit erdhën 7 lojtarë të tjerë. Zv/trajneri i Besëlidhjes, Gledis Lani, që është edhe një ish-futbollist i saj, shprehet: “Unë jam rritur me Besëlidhjen dhe vazhdoj që të militoj në mesin e saj dhe për mua ky është një privilegj. Në skuadër kemi afruar shumë futbollistë cilësorë, madje një pjesë e mirë e tyre janë me eksperiencë të gjatë. Gjysmën e parë të sezonit skuadra u paraqit mjaft mirë, aq sa për 8 javë rresht e kryesuam grupin me sukses, por nuk arritëm që ta ruanim atë deri në fund. Gjithsesi, pozicioni ku jemi nuk është shumë larg kreut dhe jam i bindur se që në ndeshjen e parë për këtë vit, do t’i afrohemi kreut, pasi do të ndeshemi me kryesuesen në fushën tonë. Tashmë e kemi mbyllur fazën përgatitore dhe na ka mbetur edhe një javë deri në sfidën ndaj Tërbunit”
 
Back To Top