Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Gjorgjeviç: Goli, për vajzën time Mia

Të shtunën, Besëlidhja mori fitoren e radhës në shtëpi ndaj Besës. Mesfushori serb Milan Gjorgjeviç arriti ta zhbllokonte rezultatin me një gol spektakolar të shërbyer nga bashkëkombësi Kosta Bajiç. Gjatë një bisede për “Panorama Sport”, Gjorgjeviç është i lumtur për golin e tij. “Besëlidhja të shtunën mori fitoren e radhës, që realisht duhej të ishte më e thellë.

Ne zhvilluam një volum të madh loje, duke krijuar shumë raste të pastra shënimi. Besëlidhja është një skuadër që e ka marrë rrugën drejt Superiores pavarësisht pozicionit. Pra, nuk jemi larg kreut. Problemet dhe gabimet që u vërejtën gjatë ndeshjeve të para të gjysmës së dytë të sezonit, tashmë janë lënë pas dhe skuadra po bëhet gjithnjë e më solide.

Kjo edhe pas rifreskimit në merkaton e janarit”. Sipas Gjorgjeviç, kampionati është bërë edhe më i fortë. “Jemi 3 skuadra që po luftojmë me të gjitha forcat për kreun, pasi i kemi fituar shumicën e ndeshjeve, madje me goleadë. Duke parë këtë konfigurim të renditjes, duhet që të mobilizohemi maksimalisht dhe mos të gabojmë. Edhe pretendentët e tjerë janë mjaft të fortë dhe e kanë marrë seriozisht. Sa për golin që shënova, ia dedikoj vajzës time Mia që e dua shumë, po ashtu shokëve të skuadrës dhe drejtuesve”, e mbylli bisedën e tij mesfushori serb Milan Gjorgjeviç.
   
Back To Top