Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 14: Kastrioti - Besëlidhja 0-1. Vendos një eurogol i Hoxhës!

Besëlidhja arriti të shtunën një fitore mjaft të vyer ndaj Kastriotit në Krujë me rezultatin 1-0. Golin e shënoi sulmuesi Altin Hoxha. “Gjatë të gjithë javës skuadra ishte stërvitur intensivisht. Në pjesën e parë e kërkuam golin, por nuk arritëm që rastet e krijuara t’i finalizonim. Pjesa e dytë për ne ishte shansi i fundit për të marrë tri pikët. Aksioni i golit erdhi pas një aksioni kolektiv, ku në ndihmë na erdhi edhe mbrojtja që arritën të futeshin deri në zonën krutane. Goli më gëzoi pa masë, pasi jo vetëm që nuk e shpërdorova besimin e kolegëve të mi, por rezultoi gol 3-pikëshi për skuadrën. Me këtë fitore, kemi nisur rikthimin në krye të grupit”, shprehet Hoxha.
 
Back To Top