Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 15: Besëlidhja - Besa 2-0. Besëlidhja ruan ritmin e kryesueses

Lezhjanët nuk i ndahen Tërbunit dhe Mamurrasit, ndërsa ndaj kavajasve janë superiore në të gjitha drejtimet.

Besëlidhja që në minutat e para e kërkoi golin, konkretisht në të 4’ rrezikuan me anë të Erkoçeviç, por shumë shpejt kundërpërgjigjen kavajasit duke fituar një goditje këndi, por që nuk e rrezikon portën e Bejtes. Në të 19’ Bajaziti për kavajasit gjuan nga larg, por topi përfundon në duart e Bejtes. Besëlidhja nuk pushon duke e sulmuar zonën kavajase, por më shumë gabimet e sulmuesëve se sa vendosmëria e mbrojtjes kavajase nuk arrihet zhbllokimi i rezultatit, pavarësisht volumit të madh të lojës që zhvillojnë futbollistët vendas dhe në të 22’ Manuka shpërdoron një rast të pastër shënimi. Në të 24’ sulmuesi shtatlartë serb Kosta Bajiç merr një top dhe e lëshon tokazi gati paralel me portën kavajase shumë afër vijës fatale, por aty nuk u gjend as një futbollist vendas për ta shtyrë drejt portës dhe kështu topi përfundon jashtë fundores në afërsi të flamurit të këndit. Në minutën e 35 Besëlidhja organizon një sulm që nga mbrojtja dhe topi merret nga Bajiç i cili e fut topin në qendër të zonës kavajase dhe Gjorgjeviç nuk fal por e zhbllokon duke shënuar në portën kavajase. Në fund të pjesës së parë pikërisht në të 45’ Shytani ndërmerr një sulm vetjak nga e djathta e sulmit lezhjanë deri afër zonës kavajase dhe topin ja dorëzon Mamukës, por ky i fundit shpërdoron.

Pjesa e dytë - Ishte e ngjashme me të parën, pasi edhe pse Besëlidhja zhvilloj një volum të madh loje duke krijuar raste të pafund, por që i shpërdoruan. Shytani që në këtë ndeshje ka qenë nga më të mirët sulmon nga e djathta dhe mbrojtësi kavajas Perja shkakton një ndërhyrje të rëndë ndaj Shytanit duke e dëmtuar afër syrit të djathtë që e detyron ta lërë fushën e lojë. Po kështu edhe Perja detyrohet që të dalë pasi lushnjari Cjapi i akordon me të drejtë kartonin e kuq dhe kështu të dyja skuadrat 10 minutat e fundit i zhvilluan me nga 10 futbollistë pasi Besëlidhja i kishte bërë të tria ndërrimet. Edhe pse Besëlidhja pati shumë raste të pastra nuk arriti shënonte më shumë se 2 gola ndaj ndaj Besës.

Besëlidhja - Besa 2-0
Shënues: Gjorgjeviç 35’, Marashi 65’
BESËLIDHJA: Bejte, Shytani, Semina, Dibra, Jakupi, Manuka (Turkaj 61’), Hoxha,
Gjorgjeviç, Erkoçeviç (Ushumoviç 59’), Bajiç (Kulli 70’), Marashi. Tr.: Gledis Lani
BESA: Dajsinani, Boriçi (G. Hoxha 33’), Dimo, Duro, Perja, Nuri, Lushkja (Lekaj 62’), Bajaziti, Çelhaka (Hasa 40’), E. Hoxha, Sallaku. Tr.: B. Sinella
GJYQTARË: K.Cjapi, A. Konomi, I. Tartari, E. Hazizi (Fier).
KARTON I VERDHË: Kulli 85’
KARTON I KUQ: Perja 82’
   
Back To Top