Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kosta Bajiç rikthehet në dispozicion të trajnerit Kulli

Nën drejtimin e trajnerit Ritdan Kulli, Besëlidhja vijon stërvitjen në kuadër të sfidës anti-Besë që do të luhet të shtunën në stadiumin “Besëlidhja”. Në këtë sfidë testi një paraqitje premtuese bëri edhe sulmuesi serb Kosta Bajiç. Pas mungesës nga një dëmtim që kishte pësuar në kërcirin e djathtë i pyetur nga “Sport Ekspres”, serbi Bajiç është përgjigjur:

“Unë tek Besëlidhja kam ardhur që në fillim të vitit në vijim, kurë skuadra është grumbulluar për të nis fazën përgatitore dhe ky është kontakti im me këtë skuadër. Për sa kohë jam i grumbulluar këtu, që kam një muaj e gjysmë, Besëlidhja më duket një skuadër serioze dhe me nivel Superlige, pasi ka një kontigjent futbollistësh tepër cilësorë, pra profesionist të vërtetë që ja vlen të luash me ta. Po ashtu ka një infrastrukturë dhe drejtim mjaft profesional, gjë që është tepër pozitive për një skuadër që pretendon Superligën. Duke u nisur nga sa thashë më lart, Besëlidhja është skuadra kryesore e grupit A që pretendon Superligën dhe jam i bindur se do ta kapim. Në këto dy ndeshet e para për këtë vit skuadra kishte shumë mungesa serioze, gjë që u pasqyrua në rezultat, ku u ndalëm nga Tërbuni, por që u rikthyem tek fitorja të shtunën e kaluar në Krujë ndaj Kastriotit, gjë që na i ndezi shpresat e pretendimit. Pozitive për Besëlidhjen në sfidën e ardhshme ndaj Besës është se futbollistët titullarë të dëmtuar janë rehabilituar dhe shpresojmë se do të rreshtohen në formacionin anti-Besë. Sa për mua, them se do të jap më të mirën e mundshme që ta ngjisim ekipin në elitë”, ka theksuar Bajiç.
     
Back To Top