Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kulli: Besëlidhja ime nuk e diskuton elitën

Nën drejtimin e tra jnerit Ridvan Kulli, Besëlidhja vijon stërvitjen në kuadër të sfidës së radhës që do të luhet të shtunën në stadiumin “Besëlidhja” ndaj Besës. Lajm i mirë për Besëlidhjen është se futbollistët e dëmtuar nga dje i janë bashkuar grupit. 

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Kulli shprehet: “Të shtunën në Krujë morëm një fitore të vyer që jo vetëm na la në vallen e Superiores, por ngriti edhe moralin brenda skuadrës. Jam i përqendruar në ndeshjen e radhës dhe po punoj intensivisht që ditën e ndeshjes skuadra të jetë e karikuar maksimalisht për të marrë 3-pikëshin e radhës. Ne jemi 4 pikë larg kreut, një diferencë që nuk ka vend për t’u alarmuar, por që duhet vlerë- suar maksimalisht. Fitoret nuk do t’i kalojmë me eufori, por i kemi konsideruar dhe do t’i konsiderojmë detyrim, pasi për këtë jemi të grumbulluar. Ne nuk i kemi dhe as nuk do t’i grupojmë skuadrat në të forta dhe të dobëta, por po i vlerësojmë si rivalet tona të drejtpërdrejta që synojnë ngjitjen. Gjithsesi, për sa u tha më lart, Besëlidhja është një skuadër që ia vlen ta drejtosh, por është edhe një barrë shumë e rëndë që duhet menaxhuar me shumë kujdes. Kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në çdo sfidë. Synimi ynë është i qartë dhe kërkojmë Superioren. Kam besim se do t’ia arrijmë qëllimit deri në fund të kampionatit”, përfundon prononcimin e tij trajneri i Besëlidhjes, Ridvan Kulli.
 
Back To Top