Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Noka: Bardhi la ndeshjen me Mamurrasin dhe u shpërblye!

Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, shpërthen në akuza ndaj ish-trajnerit të lezhjanëve gjatë pjesës së parë të kampionatit, Sinan Bardhit, i cili një ditë më parë u ul në stolin e Mamurrasit. “Ende pa u tharë boja e dorëheqjes nga drejtimi i Besëlidhjes, u ul në pankinën e Mamurrasit si shpërblim për atë që bëri në favor të mamurrzakëve që fituan në Lezhë në fazën e parë”, thotë ndër të tjera Noka në intervistën e tij për “Panorama Sport”.

Ish-trajneri i Besëlidhjes për rreth dy sezone, Sinan Bardhi, ka marrë drejtimin e Mamurrasit. Si e konsideroni këtë lëvizje? 

Me njerëz matrapazë si Sinan Bardhi nuk është mirë të merresh fare, pasi është kohë e konsumuar kot. Gjithsesi, ulja në pankinën e Mamurrasit në prag të nisjes së pjesës së dytë të sezonit më detyroi që t’ia përmend emrin, pasi jam çliruar nga një peng që kam pasur në ndërgjegje. Besëlidhja për tetë javë rresht e kryesoi grupin, por papritur në ndeshjen ndaj Mamurrasit gjërat morën një drejtim tjetër, pasi humbja nuk ishte si rrjedhojë e lojës, por diçka e kurdisur dhe për këtë e kam dhënë opinionin tim nëpërmjet gazetës suaj për trajnerin.

Ku e mbështesni dyshimin tuaj ndaj trajnerit?

Nuk është nevoja për shumë fjalë, të gjithë e mbajnë mend mirë se si mbetëm me 10 futbollistë që në minutën e 5-të dhe më banalja, avancimi i mbrojtësit të majtë duke e lënë të lirë sulmuesin e Mamurrasit që shënoi golin. Gjithsesi, matrapazët dhe të pabesët janë edhe të pafytyrë. Ende pa u tharë boja e dorëheqjes nga drejtimi i Besëlidhjes, u ul në pankinën e Mamurrasit si shpërblim për atë që bëri në favor të tyre.

Por ai ka qenë për dy sezone në krye të Besëlidhjes dhe e ka ngjitur ekipin nga Kategoria e Dytë në të Parën…

Sinan Bardhi te Besëlidhja e ka marrë rrogën rregullisht, ndoshta edhe më rregullisht se trajnerët e Superiores. Unë dua që t’ua bëjë me dije edhe familjarëve të tij këtë, pasi unë nuk mbaj përgjegjësi se ku i ka shpenzuar ai paratë, në bixhoz apo diku tjetër. Maja më e lartë në karrierën e tij si trajner ka qenë Besëlidhja, nga e cila u largua si matrapaz e i pafytyrë.

Pas ndeshjes së humbur me Mamurrasin, tifozëria u step dhe nuk e kishte entuziazmin e mëparshëm. Si vepruat në atë kohë?

Jo vetëm që tifozëria është stepur, por kam pasur akuza, deri të hapura për atë ndeshje, por unë e kapërdiva me qetësinë më të plotë. E kisha ndërgjegjen e pastër, pasi besoja në daljen e së vërtetës. Dihet publikisht se unë kam zgjedhur rrugën e ligjshme për ta ngjitur skuadrën në Superiore, pasi kam bërë shumë blerje dhe madje të shtrenjta. Kam bindjen se do të bëhemi pjesë e elitës.
 
Back To Top