Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 16: Kamza - Besëlidhja 0-2. Lezhjanët gjithmonë në valle!

Besëlidhja ka ruajtur hapin e dy skuadrave të tjera kryesuese të grupit, pasi ka fituar në transfertën e Kamzës. Trajneri i lezhjanëve, Ritvan Kulli, së bashku me të besuarit e tij në fushë, kanë siguruar një 3-pikësh të rëndësishëm për ecurinë. 

Në fund të sfidës, trajneri Kulli u shpreh: “Ekipi luajti bukur. Edhe pse terreni nuk ishte i përshtatshëm, ne arritëm ta fitonim këtë transfertë të vështirë. Jemi ende në valle për synimet e ngjitjes në Superiore. Presim që edhe rivalët tanë të gabojnë. Kemi akoma shumë punë për të bërë, pasi skuadra ka nevojë për përgatitje më të mirë. Gjithsesi, na presin takime edhe më të forta dhe kemi shpresa që ekipi ynë të jetë ende në vallen e pretendentëve, ndonëse nuk e kemi luksin e dy ekipeve rivale me financa më të mëdha”, përfundon prononcimin Ritvan Kulli.

Kamza - Besëlidhja 0-2
Shënues: Xhorxheviç 47′, Manuka 62′
Kamza: Spaho, Ibrahimllari, Boçi, Selenica (Peposhi 77’), Gjonaj, Sharko (Patushi 67’), Zuna, Lame, Ymeraj, Mehmeti (Zaja 50’), Blloku. Trajner: Y. Zani.
Besëlidhja: Bejte, Semina, Usumoviç, Jakupi, Manuka, Gjokeja, Hoxha, Xhorxheviç, Erkoçeviç (Dibra 71’), Marashi (Shytani 80’), Bajiç (Kulli 84’). Trajner: Ridvan Kulli.
Gjyqtarë: I. Myrtja, M. Dervishi, S. Zeka (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Ymeri, Spaho / Manuka, Marashi, Xhorxheviç
   
Back To Top