Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 19: Besëlidhja - Ada 6-0. Në Lezhë luhet tenis!

Besëlidhja ka shkatërruar dje Adën me goleadën 6-0. Në minutën e 14-të futbollistët e Besëlidhjes sulmojnë nga e djathta dhe, pas një krosi të dhënë në qendër nga Gjorgjeviç, topi kalon te Malo, që ky i fundit pason për Jakupin, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Pas pësimit të golit, velipojakët përpiqen për t’u riorganizuar, por që në start sulmet e tyre thyhen nga vendësit. Në minutën e 29-të vendësit hidhen në sulm nga e majta në kërkim të dyfishimit të rezultatit.

Manuka, sapo i afrohet zonës nga e majta e sulmit lëshon një top në të djathtë për Gjorgjeviçin, i cili nuk gabon. Në të 32-n minutë, Gjorgjeviç sulmon me shpejtësi nga e djathta, duke lëshuar një kros në qendër te Malo, por ky i fundit gabon në çastet e fundit në goditjen me kokë duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit të portës velipojake. Pas disa rasteve të humbura, vjen edhe goli i tretë i vendësve, ku pas një krosimi në goditje dënimi, topi kontrollohet nga Erkoçeviç, që e lëshon te Malo dhe ku i fundit i jep një asist të shkëlqyer me kokë mbrojtësit serb Bojan Ushumoviç, që trefishon rezultatin. Me këtë gol të serbit mbyllet edhe fraksioni i parë.

E njëjta tablo edhe fillimi i pjesës së dytë. Në minutën e 58-të, Besëlidhja organizohet në sulm nga e djathta, duke u spostuar drejt qendrës me anë të Erkoçeviçit. Ky i jep një top Malos fare pranë portës, por ky i fundit tregohet i pavëmendshëm duke i dhënë mundësi Demit që ta kontrollonte topin. Në të 64-n Besëlidhja fiton një goditje dënimi, e cila ekzekutohet nga Shytani, dhe Manuka fare pranë portës nuk fal duke e dërguar sërish topin në rrjetë.

Vetëm në të 71′ zgjohen disi miqtë velipojakë, duke iu afruar portës së Bejtes me anë të Arivajt, i cili gjuan pa u futur në zonën vendëse. Në minutën 73 Manuka sulmon nga e majta dhe pason për Gjorgjeviçin. Ky, pasi shmangu një mbrojtës velipojak, topin e lëshon drejt Malos, i cili pa problem e dërgon në rrjetë. Edhe në minutën e 76-të Besëlidhja sulmon rrezikshëm nga qendra, duke u spostuar në të majtë dhe Malo shënon dopietën e tij dhe të gjashtin për Besëlidhjen pas një topi të ardhur nga e majta e sulmit. Me dopietën e Malos mbyllet i gjithë takimi, duke i dhënë Besëlidhjes një fitore shumë të thellë.

BESËLIDHJA - ADA 6-0
GOLAT: Jakupi 14′, Gjorgjeviç 30′, Ushumoviç 45+1′, Mamuka 64′, Malo 73′, 76′
BESËLIDHJA: Bejte, Shytani, Jakupi, Ushumoviç (Përgjini 62′), Semina, Manuka (Turkaj75′), Dibra, Hoxha, Gjorgjeviç,Erkoçeviç (Nekaj 65′), Mamlo.
Trajner: Ritvan Kulli
ADA: Demi, Thorja, B.Çokaj,Ibraj, Murati, Marku (Mesi 46′),Arrivaj, Hoxha (D. Çokaj 50′),Skutina, Pepaj, Ferhati(Proda 70′).
Trajner: Kreshnik Krepi
GJYQTARË: S.Greca, E.Malo,M.Qose, R.Zeneli (Lushnjë)
Delegat: Denis Bastari (Tiranë)
VËZHGUES: Kastriot Hysi
(Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Jakupi69′/Cokaj 43′, Thorja 64′, Ferhati53′, Cokaj 69′
   
Back To Top