Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 21: Besëlidhja - Besa 3-1- Lezhjanët nuk falin në shtëpi

Besëlidhja nuk ka falur në shtëpi, tek sa ka mundur Besën me rezultatin 3-1. Lezhjanët me tri pikët e marra dje ruajnë hapin e pretendentëve, teksa dihet se synimi i tyre është ngjitja në Kategorinë Superiore.

Loja ka nisur mjaft e fortë, ku të dyja skuadrat kërkonin të shënonin sa më shpejt. Mirëpo, ishin vendësit ata që e kontrolluan më mirë topin, duke dalë të parët në avantazh. Kështu, në të 5-ën, Besëlidhja fiton një goditje dënimi nga e majta e sulmit të saj dhe ekzekutimi i besohet Erkoçeviçit, i cili godet fort, duke mposhtur portierin Dajsinani. Delir te lezhjanët, të cilët nuk i ndalin sulmet e tyre në kërkim të dyfishimit të rezultatit.

Në minutën e 11-të, Gjorgjeviç pason mjaft bukur nga e majta e sulmit te Malo, por ky i fundit edhe pse ishte fare pranë portës kavajase nuk mundi të shënojë. Sulmet e Besëlidhjes janë të njëpasnjëshme, por sulmuesi shtatlartë, Kosta Bajiç, edhe pse në pozicione mjaft të favorshme, humbet disa raste të pastra shënimi. Pas ndonjë sulmi sporadik që mbyllej pa shkelur në zonën e Besëlidhjes, në të 42-ën Perja sulmon nga qendra dhe në hyrje të zonës vendëse, fiton një goditje dënimi, por shpërdorohet. Pavarësisht rasteve, kjo pjesë nuk do të dhurojë më gola. Që në nisje të 45 minutave të dyta, trajneri Sinella bën tri zëvendësimet, duke rifreskuar skuadrën.

Në të 50-ën serbi Kosta Bajiç humbet një tjetër mundësi të artë, teksa i vetëm me portierin Dajsinani ia “dhuron” topin në dorë. Mirëpo në të 51-ën, Bajiç do të bëhet sërish protagonist, ku pas një krosi të Turkajt nga këndi, serbi dyfishon rezultatin. Presioni i lezhjanëve ndaj portës kavajase është shumë i madh dhe në të 58-ën, Hoxha i gjendur në pozicion gjuan nga larg duke e trefishuar rezultatin. Në të 68-ën miqtë “zgjohen”, duke hedhur në sulm në kërkim të ngushtimit të rezultatit. Ndërkaq, lezhjanët që nga minuta e 75-të detyrohen të luajnë me 10 futbollistë, pasi mesfushori Bekim Erkoçeviç dëmtohet dhe për arsye se ishin bërë që të tria ndërrimet nuk mundi të zëvendë- sohej. Sulmet e kavajasve janë të njëpasnjëshme dhe në të 88- ën Sallaku pas një sulmi nga e majta arrin të shënojë golin e nderit për të tijtë.

BESËLIDHJA - BESA 3-1
GOLAT: Erkoçeviç 5′, Bajiç 51′, Hoxha 58′ / Sallaku 88′
Besëlidhja: Bejte (Rexhepi 69′), Shytani, Jakupi, Semina, Hoxha, Gjorgjeviç, Marashi (Kulli 55′), Erkoçeviç, Malo (Përgjini 65′), Bajiç. Trajner: R.Kulli
BESA: Dajsinani (Çela 46′), Perja, Dimo, Hoxha, Boriçi, Leka, Salaku, Lushkja (Çoka 46′), Duro, Nuri, Çelhaka (Kullolli 46′). Trajner: B.Sinella
GJYQTARË: S.Greca, E.Malo, M.Qose (Tiranë);
KARTON I VERDHË: Leka 43′
DELEGAT: Denis Bastari;
VËZHGUES: Kastriot Hysi (Tiranë)
 
Back To Top