Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 22: Kamaza - Besëlidhja 1-2. Lezhjanët nuk i ndahen kryesueseve!

Kamza është mposh tur 1-2 në shtëpi nga Besëlidhja, që për të tretën herë këtë sezon u merr pikët e plota. Miqtë vazhdojnë me fitoret, duke mos iu ndarë kryesuesve. 

Sa i përket kronikës së lojës, ajo ka qenë e pasur nga të dyja skuadrat. Mirëpo, që në minutën e 10-të, lezhjan- ët dalin në avantazh me anë të Dibrës, i cili gjuan me kokë, duke e mposhtur portierin Ujka. Më pas, në të 14-ën është Paplekaj, që godet me kokë, afër pikës së penalltisë, por Bejte tregon aftësitë, duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Në minutën e 33-të, Klejdi Dibra, lojtari më aktiv dhe më i rrezikshëm i lezhjanëve, tregon aftësitë e tij të shkëlqyera individuale, duke vepruar mirë nga e majta, fut një top në zonë te Bajiç, i cili gjuan direkt në portë, grushton fillimisht portieri Ujka. Topi rikthehet përsëri te Bajiç, i cili këtë herë gjuan bukur, duke tundur rrjetën. Pas këtij momenti, duket se gjithçka është zgjidhur nga miqtë. Mirëpo, kamzalinjtë nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm. Në të 36-tën, në ndërhyrje në mesfushë të Erkoçeviçit ndaj tij, Koleci i nervozuar e shtyn me dorë atë dhe gjyqtari i akordon direkt kartonin e kuq për veprimin e pahijshëm.

Kështu, Kamza detyrohet të luajë me 10 lojtarë. Pas këtij momenti, loja e lezhjanëve bëhet më e rrezikshme, pasi krijohen hapësira dhe Malo tre herë, në minutat 43, 44, 45, edhe pse ka pasur raste të pastra, nuk ka mundur të shënojë. Siç duket, duke qenë kamzali ka treguar “mëshirë” ndaj ish-ekipit. Fraksioni i dytë është më i bukur për Kamzën, sidomos pas futjes në fushë të mesfushorit Imer Zuna, i cili gjallëron lojën e vendësve. Është pikërisht ky lojtar që në të 61-ën me mjaft mjeshtëri, ka goditur nga rreth 35 metra, një gjuajtje të lirë, duke e çuar drejt e në rrjetë.

Në të 64-ën tronditet porta e kamzalinjve, ku Juljan Malo, gjuan nga 20 metra, godet traversën. Në të 68-ën Erkoçeviç dëmton kaviljen dhe për gati 30 sekonda qëndron i shtrirë në fushë, por loja nuk ndërpritet. Më pas, kryesori Greca thërret mjekun dhe, pas mjekimit, ai është zëvendësuar me Kullin. Deri në fund asgjë nuk ndryshon.

KAMZA – BESËLIDHJA 1-2
GOLAT: Zuna 61′ / Dibra 10′, Bajiç 33′
KAMZA: Ujka, Brahimllari,Gjoni, Gjonaj, Boçi, Paplekaj(Zuna 52′), Koleci, Lame(Zaja 85′), Ymeraj, Mehmeti (Patushi 56′), Blloku. Trajner: Ylber Zani
BESËLIDHJA: Bejte, Shytani,Dibra, Jakupi, Semina, Hoxha,Djordeviç (Gjokeja 46′),Marashi, Erkoçeviç (Kulli 68′), Malo (Muçollari 91′), Bajiç. Trajner: Ritvan Kulli
GJYQTARË: S.Greca,M.Qose, E.Dyrmishi (Lushnjë);
KARTONË TË VERDHË: Lame 75′/ Hoxha 60′, Dibra 77′, Malo 81′
KARTON I KUQ: Koleci 36′
DELEGAT: Denis Bastari (Tiranë)
VËZHGUES: Plorent Kotherja (Tiranë)
 
Back To Top