Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 26: Besëlidhja - Veleçiku 5-0. Goleadë në Lezhë!

Besëlidhja argëtohet ndaj Veleçikut për para finales që do të luajë javën e ardhshme në Pukë ndaj Tërbunit vendës, ku vetëm fitorja e dërgon në Superiore.

Lezhjanët fitojnë lehtësisht 5-0 ndaj Veleçikut që prej dy javësh e ka prerë biletën për në Kategorinë e Dytë. Malo bën dopietë në këtë sfidë, duke u ngjitur në këtë mënyrë në krye të listës së golashënuesve në Grupin A me 16 gola. Pas 10 minutash lojë të qetë, miqtë organizojnë një sulm nga e djathta me anë të Rexhvelajt, i cili gjuan në hyrje të zonës, por Ibrahim Bejte pret me qetësi. Në të 15-ën, vendësit organizojnë një sulm nga e djathta dhe topi krosohet në zonë, aty ku Malo shënon me qetësi. Pas pësimit të golit, skuadra mike u mundua që të organizohej, por mesfusha e Besëlidhjes e kontrollon topin pa probleme. Në minutën e 21- të, vendësit realizojnë golin e dytë sërish me anë të Malos.

Deri në minutën e 42-të, Besëlidhja humbet disa raste të pastra shënimi me anë të Bajiç. Tri minuta nga fundi i këtij fraksioni është Kledi Dibra, që godet fort duke shënuar golin e tretë për Besëlidhjen. Vendësit nuk ndalen dhe në pjesën e dytë. Në të 68-ën, Dibra godet fort dhe grushton portieri mik duke e dërguar topin në këmbët e Bajiç, që nuk e ka të vështirë të shënojë. Është sërish serbi që realizon në të 85-ën.

BESËLIDHJA-VELEÇIKU 5-0
GOLAT: Malo 15′, 21′, Dibra 45′, Bajiç 68′, 85′
BESËLIDHJA: Bejte, Shytani, Jakupi, Dibra, Semina, Manuka (Turkaj 70′),Gjorgjeviç, Hoxha (Gjokeja 10′), Muçollari, Malo (Kulli 46′), Bajiç.
Trajner: R.Kulli
VELEÇIKU: Danaj, Rexhvelaj, Drabeja, Shaba, Zmijanej, Kolaj, Moriçi(Llukaj 61′), Nuhi, Banushaj, Lakti, Hysa.
Trajner: E.Legata
KARTONË TË VERDHË: Semina 83′/ Banushaj 24′
GJYQTARË: E.Hala (Memaliaj), P.Puto, G.Bimi (Gjirokastër)
   
Back To Top