Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lojtarët kanë nisur pushimet dhe do të lajmërohen nëpërmjet telefonit

Pas përfundimit të kampionatit dhjetë ditë më parë, te Besëlidhja kanë nisur pushimet absolute. Futbollistët janë shpërndarë dhe u është thënë se do të lajmërohen nëpërmjet telefonit se kur do të nisin përgatitjet për kampionatin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar në gjysmën e parë të sezonit nga Sinan Bardhi dhe në gjysmën tjetër nga Ritvan Kulli, ishte në lojë deri në takimin e fundit për të kapur Superioren, por nuk ia arriti qëllimit. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me skuadrën e re. Ende nuk është konfirmuar nëse do të ruhet ajo skuadër cilësore dhe do të synohet sërish elita, apo do të ketë objektiva të tjera. Futbollistët janë duke shijuar aktualisht pushimet dhe do të qëndrojnë në pritje të telefonatës së presidentit Gjok Noka nëse do të jenë sërish pjesë e skuadrës apo jo. Lezhjanët prej shtatë vitesh enden në kategoritë inferiore dhe përpjekjet për t’u rikthyer në Superiore kanë qenë maksimale gjatë kampionatit që përfundoi.
   
Back To Top