Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Nisin largimet nga Besëlidhja, Hoxha drejt Italisë!

Mesfushori durrsak, ka disa ditë që është duke u testuar në një skuadër të kategorisë C të shtetit fqinj. 

Disa nga futbollistët e Besëlidhjes që tani kanë oferta nga shumë klube, por më tundueset për ta janë ato nga skuadra të huaja, qofshin edhe në kategori ekstremisht inferiore. Një i tillë është edhe mesfushori Altin Hoxha që këto ditë po stërvitet në Itali për t’u testuar në një nga skuadrat që ai ka negociuar. Bëhet fjalë për skuadra të serisë C. Edhe pse disa futbollistë janë pothuajse të larguar nga Besëlidhja duke shpresuar në ndonjë vend më komod nëpër skuadra të huaja, ka edhe nga ata futbollistë që po shprehin besnikëri për Besëlidhjen, i tillë është edhe mbrojtësi i majtë fushë-krujasi Saimir Gjokeja.

Gjatë një bisede për “Sport Ekspres”, mbrojtësi i majtë Saimir Gjokeja që në Lezhë ka lënë gjurmë, duke qenë  një futbollist i spikatur dhe me eksperiencë. “Unë tek Besëlidhja e kam gjetur vetveten më shpejt se e pandehja kur e kam veshur fanellën zyrtare të saj. Besëlidhja edhe pse ka shumë sezone që po dështon në momentet e fundit, gjithsesi po tregon se është e denjë për Superligën, pavarësisht se nuk o ja del në momentet e fundit. Kontigjenti i futbollistëve që mbyllën sezonin tek Besëlidhja ishin nga më të mirët e grupit A, ndonëse nuk mundëm që ta realizonim objektivin, dështim që na ka mbetur peng dhe do ta kujtojmë shumë gjatë, pasi nuk e menduam se do të ndodhte dështimi pikërisht në çastet e fundit. Gjithsesi, kjo ndodh në futboll, pasi njëra skuadër do të fitojë, qoftë edhe më e dobëta, pasi këtij influencojnë shumë faktorë tërthorë, që Besëlidhjen po e sakatojnë. Unë jam i vendosur për ta vijuar karrierën time futbollistike tek Besëlidhja, qoftë edhe më poshtë, që nuk do të ndodhë, por unë jam besnik i saj”, ka pohuar Gjokeja.
 
Back To Top