Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Sulmuesi shkodran Hajdari firmos për Besëlidhjen

Nga skuadra e Vllaznisë gjatë ditës së djeshme është larguar Arsen Hajdari, i cili ka firmosur për ekipin e Besëlidhjes. Lezhjanët duket se do të kërkojnë me patjetër të futen në Superligë këtë sezon, pas dështimit në sezonin e kaluar, dhe tashmë ka menduar të bëjë disa afrime cilësore. Vlerat e sulmuesit Hajdari tashmë dihen, dhe ai do të jetë një pikë e fortë për lezhjanët, por edhe një emër më shumë cilësor për Kategorinë e Parë.
   
Back To Top