Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mbrojtësi i Vllaznisë Arsen Sykaj arrin akordin me Besëlidhjen

Merkatos së kësaj vere po i vjen fundi dhe ajo do të mbyllet me firmën e mbrojtësit shkodran Arsen Sykaj, që pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitje këto ditë. Tashmë që skuadra është plotësuar me futbollistët e duhur të përzgjedhur nga stafi teknik i kryesuar nga Kreshnik Krepi, do të nisë faza e përzgjedhjes së 25-shes. Nga futbollistët e sezonit të shkuar, pjesë e Besëlidhjes ka mbetur edhe mbrojtësi shkodran Kledi Dibra, për të cilin është sezoni i pestë që luan për ngjyrat e kësaj skuadre. “Edhe pse gjatë kohës që unë jam pjesë e Besëlidhjes, skuadra është paraqitur mjaft mirë, nuk arritëm aty ku synonim. Jam i bindur se për sezonin e ri do të jemi skuadra më e pathyeshme e grupit tonë dhe kjo automatikisht do të na mundësojë një vend në Superiore”.
   
Back To Top