Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja do ta nisë Kampionatin në fushën e saj ndaj Korabit

Nën drejtimin e trajnerit shkodran Kreshnik Krepi, Besëlidhja ka hyrë në javën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së parë të kampionatit që do të luajë në fundjavë. Lezhjanët e nisin garën në fushën e tyre, ku do të presin Korabin debutues në të Parën.

Një nga futbollistët e afruar në skuadër gjatë merkatos së verës është edhe mesfushori shkodran Arsen Hajdari që la Vllazninë. “Edhe Besëlidhja, ashtu si Vllaznia është një ndër skuadrat e para të futbollit shqiptar, ndaj të veshësh këtë fanellë është shumë bukur. Që në nisje të negociatave me drejtuesit e Besëlidhjes jam njohur me objektivin që, për mua, ka qenë edhe katalizatori kryesor që më ka bindur për të hedhur firmën në kontratë. Gjatë fazës përgatitore, jo vetëm që nuk u zhgënjeva nga performanca e Besëlidhjes, por gjeta edhe një grup futbollistësh me në krye trajnerin Kreshnik Krepi që me të vërtetë bindin. Në fundjavë nisim kampionatin, duke pritur në shtëpi Korabin debutues, një skuadër që unë nuk e njoh fare, pasi vjen nga Kategoria e Dytë. Gjatë të gjithë fazës përgatitore, nën drejtimin e stafit teknik, jemi stërvitur intensivisht duke marrë karikimin e duhur që do të na shërbejë për ta shpalosur gjatë sezonit, ku jam i bindur se do të performojmë një futboll spektakolar, pasi nuk do të mungojnë golat dhe fitoret”, përfundon Hajdari.
     
Back To Top