Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 1: Besëlidhja - Korabi 1-0. Mjafton Dibra për tri pikët e para

Besëlidhja e ka nisur mbarë sezonin e ri futbollistik, teksa ka mundur në shtëpi Korabin me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i Dibrës për të nxjerrë të besuarit e Krepit me tri pikë nga fusha e lojës përballë debutuesve të së Parës.

Ndeshja ka nisur me mbi 10 minuta vonesë, pasi te Korabi nuk korrespondonin numrat zyrtarë me ata të uniformave. Topin nga qendra e ka shkelmuar ish-futbollisti i Besëlidhjes, Mirsad Gruda, i cili largohet për arsye shëndetë- sore nga futbolli, në moshën 29-vjeçare. Për koincidencë, ai e lë futbollin po me atë skuadër që e ka nisur në moshën 18-vjeçare, pikërisht me 18 gusht 2004.

Loja ka nisur e shpejtë për lezhjanët, të cilët që në të 5-ën sulmojnë me anë të Bajiçit, por pa sukses. Në të 16-ën, me një sulm të organizuar nga Hajdari, topi kalon djathtas për te Bajiç, por gjuajtja e tij kalon shumë larg kuadratit të Kotorrit. Në minutën e 21-të, Korabi i afrohet zonës lezhjane, duke fituar një goditje dënimi, ku ekzekutimi i saj shfrytëzohet nga Shazivari, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Rastet e lezhjanëve do të shpërbleheshin në të 37-ën, ku mesfushori Samet Hepaj jep një kros në qendër të zonës mike dhe sulmuesi Arenc Dibra nuk fal, duke nxjerrë të tijtë në avantazh. Delir te vendësit. Dibranët nuk pajtohen me rezultatin dhe hidhen në sulm në kërkim të barazimit me anë të Mziut, i cili gjuan fort, por Bejte i thotë “jo” golit. Me rezultatin 1-0 në favor të Besëlidhjes, skuadrat respektive do të shkonin në dhomat e zhveshjes. Ndërkaq, fraksioni i dytë nis më i fortë, ku të dyja ekipet organizuan sulme të ndërsjellta. Mirëpo, lezhjanët ishin më të qartë në veprimet e tyre. Në të 50- ën, Bajiç lëshon një top për Hajdarin, i cili arrin të shënojë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Besëlidhja i afrohet golit të dytë, kur Hajdari që nga 30 metra largësi lëshon një silur që trondit trekëndëshin e majtë të Kotorrit, por largon ky i fundit. Në të 72-ën, dibranët zënë në befasi mbrojtjen vendëse, Arsen Sykaj nuk lejon topin që të kalojë vijën fatale, topi i kthyer goditet fuqishëm nga Gjoka, por mbi tra. Lezhjanët ruajnë rezultatin e pjesës së parë, duke marrë kështu tri pikët e para.

BESËLIDHJA – KORABI 1-0
GOLI: A.Dibra 37′
BESËLIDHJA: Bejte, Sykaj, Semina, K.Dibra, Kastrati, Gjokeja, Hajdari (Djepaxhia 82′), Gjorgjeviç, Hepaj, A.Dibra (Marashi 46′), Bajiç (Erkoçeviq). Trajner: Kreshnik Krepi
KORABI: Kotorri, Melani, Bishaj, Ramazani, Çunaj, Shazivari, Mziu, Muçollari (Guri 83′), Mezini, Gjoka, Frashëri. Trajner: Dritan Mehmeti
GJYQTARË: I.Myrtja, S.Zeka, F.Thorja (Shkodër);
DELEGAT: Hito Hitaj VËZHGUES: Fiqiri Haxhiraj
KARTONË TË VERDHË: Kastrati 21′, K.Dibra 29′, Hajdari 79′, Semina 92′ / Gjoka 17′, Çunaj 49′, Muçollari 58′
   
Back To Top