Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 3: Besëlidhja - Besa 4-0. Poker dhe kryesim...

Besëlidhja kap kreun. Njëmbëdhjetë “glad iatorët” e Kreshnik Krepit arritën të likuidojnë Besën me rezultatin e pastër 4-0 dhe tashmë e shohin veten në vendin e parë në klasifikim.

Kavajasit janë shkatërruar pas dy fitoreve të para, duke rezistuar vetëm 10 minuta në ndeshjen e luajtur në Lezhë. Ndeshja Që në start, lezhjanët janë kërkues dhe hidhen në sulm. Në minutën e nëntë, vendësit zbresin nga e majta me anë të Hajdarit dhe afër flamurit të këndit ky i fundit pengohet në mënyrë të parregullt nga një mbrojtës mik duke fituar një goditje dënimi. Goditja i besohet mesfushorit Samet Hepaj, i cili kroson në zonë dhe pas një rrëmuje është sulmuesi serb, Kosta Bajiç, që pranë portës në të djathtë shënon golin e parë, 1-0.

Lezhjanët në delir. Në minutën e 16-të është radha e miqve nga Kavaja me Alket Çelhakën dhe Lushkjen që kombinohen bukur mes tyre, por nuk arrijnë të finalizojnë. Pas këtij rasti, janë vendësit që kontrollojnë lojën dhe sulmojnë. Në të 45-n, Besëlidhja sulmon rrezikshëm nga qendra me anë të Hajdarit, por mbrojtja vendëse e frenon hovin lezhjan. Fraksioni i dytë nis me gol për Besëlidhjen që gatuhet nga lojtarët serbë. Gjorgjeviç jep një asist për Bajiç në zonë që godet me kokë dhe shënon, 2-0. Dy minuta më pas është Hepaj që shpërthen dhe pason për Arenc Dibranë, i cili shërben menjëherë për Bajiç, por serbi nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë.

Kavajasit thuajse nuk duken fare në fushë. Në të 58-n do të vijë goditja e radhës për Besën. Bajiç sulmon në të djathtë dhe pason për Hepajn që në hyrje të zonës godet fort dhe shënon, 3-0. Edhe pse rezultati është i thellë, të besuarit e Krepit nuk ndalen dhe kërkojnë gola të tjerë. Dëmtimet e detyruan Kreshnik Krepin që të bënte dy zëvendësime të detyruara. Në minutën e 80- të, Besëlidhja shënon golin e katërt me anë të Bajiç, i cili fare pranë portës kavajase nuk fal, por me kokë e shtyn topin në rrjetë. Edhe pse u akorduan tri minuta shtesë, nuk e ndryshuan rezultatin. Serbi Bajiç ishte njeriu që vulosi fitoren e djeshme të Besëlidhjes, duke shënuar tre gola. Nga ana tjetër, kavajasit ishin thuajse inekzistentë në fushë.

BESËLIDHJA-BESA 4-0
GOLAT: Bajiç 10′, 52′, 80′, Hepaj58′
BESËLIDHJA: Bejte, Kastrati,Sykaj, K.Dibra, Semina, Zefi,Gjorgjeviç (Gjokeja 78′), Hepaj,Hajdari, Erkoceviq (Marashi 46′,A.Dibra 54′), Bajiç.
Trajner:K.Krepi
BESA: Dajsinani, Perja (Kullolli61′), Duro (Osmani 86′), Kulloli,Bejko, Lushka, Duka, A.Çelhaka,S.Çelhaka, Bajaziti (Sallaku 70′),Hasa.
Trajner: D.Bubeqi
GJYQTARË: K.Kola (Tiranë),M.Qose, E.Malo (Lushnjë)
VËZHGUES: S.Bogdani (Tiranë)
DELEGAT: P.Haxhia (Tiranë)
   
Back To Top