Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Krepi: Në Burrel si në ’97-ën, gjykonin ca lepurushë

Besëlidhja nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në takimin e javës së dytë ndaj Burrelit në transfertë. Ashtu si një sezon më parë, edhe kësaj radhe ky takim ka pasur probleme. Lezhjanët fajësojnë gjykimin dhe lojën e ashpër të vendësve që, sipas tyre, nuk lejuan të zhvillohej një ndeshje normale.  Në një prononcim për gazetën, trajneri Krepi u shpreh: “Është për të ardhur keq që tani jemi në vitin 2015, ndërsa loja u zhvillua si të ishte viti i mbrapshtë 1997. 

Gjithsesi, skuadra nuk iu nënshtrua kurrë atij presioni dhe dhune të pashembullt që ushtroi gjatë të gjithë ndeshjes kundërshtari. Kam një thirrje për Federatën që të vërë dorë ndaj këtyre veprimeve që e dëmtojnë rëndë futbollin tonë. Këto veprime me precedent të rëndë që ndërmori Burreli e dëmtojnë rëndë futbollin e ndershëm që luan Besëlidhja dhe shumë skuadra të tjera që investojnë që të rritet në maksimum niveli i futbollit.

Unë nuk jam natyrë që merret me gjykimin, por lepurushë të tillë që vijnë e arbitrojnë në këtë mënyrë, është absurde. Nuk mund të paragjykoj njeri, por presioni që u ushtrua ndaj nesh në fushë, ndoshta ndikoi edhe te gjyqtarët. Nëse zbatohej rregullorja, skuadra e Burrelit do ta mbyllte ndeshjen me tre-katër futbollistë më pak. Në pjesën e dytë nuk janë luajtur as 15 minuta lojë efektive, pasi pati ndërprerje të pafundme nga gjyqtarët.

Futbollistët tanë u terrorizuan edhe fizikisht në fushë dhe askush nuk ndë- rhynte”, shprehet fillimisht Krepi. Trajneri i skuadrës lezhjane vazhdon më tej duke thënë: “Ishim vendosur shumë mirë në fushë me skemën 4-2-3-1 duke presuar lart kundërshtarin dhe duke mos i lënë asnjë moment për të luajtur topin. Patëm shumë raste me Bajiçin, me Hajdarin, me Marashin e Erkoçeviqin. Në ato raste ndikimi i gjykimit ishte primar, pasi na u mohuan të paktën dy penallti të pastra”, përfundon prononcimin për gazetën trajneri i Besëlidhjes, Krepi. Tekniku është i bindur se skuadra do të rikthehet në krye pas ndeshjeve të javës së tretë, ku lezhjanët do të luajnë ndaj Besës.
 
Back To Top