Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 7: Besëlidhja - Ada 3-1. Lezhjanët nuk falin në shtëpi

Besëlidhja ka marrë një tjetër fitore në kampionat, këtë herë ndaj Adës. Serinë e golave te lezhjanët e ka hapur sulmuesi kurbinas Bledar Marashi, i cili, në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh: “Jam mjaft i gëzuar që arrita të realizoj. Goli që shënova, hapi rrugën edhe për dy të tjerë, që e fiksuan rezultatin në 3-1. Në minutat e fundit të takimit e neglizhuam kundërshtarin, gjë që i dha mundësi të riorganizohej dhe të shënonte golin e nderit. Pësimi i golit na dëshpëroi shumë, pasi ishim mësuar që të mos pë- sonim në disa ndeshje, madje edhe në transfertë. Gjithsesi, kjo fitore po na e përforcon dhe lehtëson rrugën drejt Superiores, që është edhe objektivi final i skuadrës tonë”, ka thënë Marashi. Sulmuesi prej dy sezonesh është pjesë e ekipit lezhjan, duke u kthyer në një nga futbollistët e formacionit bazë.
 
Back To Top