Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 11: Besëlidhja - Burreli 3-1. Djordjevic gjunjëzon Burrelin

Besëlidhja është rikthyer te fitorja pas humbjes që pësoi javën e kaluar në Peshkopi që i shkaktoi edhe humbjen e kreut. Lezhjanët kanë mundur dje Burrelin 3-1 në fushën e tyre, ku vendimtar ka qenë serbi Djordjevic, i cili ka shënuar dopietë.

Në minutën e 6-të, miqtë ndërmarrin një kundërsulm të shpejtë dhe në një distancë rreth 35 metra fitojnë një goditje dënimi. Kaloshi kroson në zonë dhe aty mbrojtësi vendës Semina devijon me kokë në portën e tij duke shkaktuar autogol. Pas këtij momenti, nisin sulmet e shumta të vendësve. Nga minuta e 12-të deri në të 17-ën, lezhjanët fitojnë shtatë korne, që të gjitha krosohen nga Gjorgjeviç, por pa mundur të shënojnë. Në të 29-ën, Besëlidhja ndërmerr një aksion të shpejtë me Hajdarin që shërben për A.Dibrën, por ka pozicion jashtë loje. Në të 42-ën, kryesori Halo akordon faull për miqtë, por shpejt ndërron mendje dhe e jep në favor të vendësve. Kjo shkakton ilaritet te tifozët. Në të 44- ën, një aksion perfekt me shumë pasime dhe në fund ka një kombinim mes Marashit dhe Gjorgjeviç me këtë të fundit që shënon dhe barazon. Që në start të pjesës së dytë, janë vendësit që kontrollojnë lojën. Sulmet e lezhjanëve janë të shumta dhe në të 57-ën Marashi hyn në zonë, por ndërhyn portieri mik dhe e pengon, duke shkaktuar 11- metërsh. Nga pika e bardhë është Gjorgjeviç që godet dhe shënon duke kaluar Besëlidhjen në avantazh. Në të 74-ën janë sërish vendësit që organizojnë një sulm të bukur. Marashi nga mesi i fushës lëshon një top majtas për Gjorgjeviçin që kroson në zonë aty ku është Ferhati, i cili godet saktë me kokë dhe 3-1. Edhe pse Besëlidhja deri në sekondat e fundit sulmon pa reshtur në portën matjane, nuk arrin të shënojë më gola. Me këtë 3-pikësh, Besëlidhja rikthen qetësinë në ekip pas humbjes që pësoi një javë më parë në Peshkopi nga Korabit vendës.

BESËLIDHJA-BURRELI 3-1
GOLAT: Gjorgjeviç 44′, 58′(p), Ferhati 75’/ Semina 6′(a)
BESËLIDHJA: Rexhepi, Kastrati, Sykaj, Semina, Gjokeja (Boci 46′), Hepaj, Pepaj, Hajdari, Gjorgjevic, Marashi (Përgjini 84′), A.Dibra (Ferhati 46′). Trajner: K.Krepi
BURRELI: Gjergji, Pepa, Met’hasani, Kadiu, Nikshiqi, Mëllugja, Ujkaj, Kaloshi, Stana, Salaj, Ajazi. Trajner: V.Gjoni GJYQTARË: E.Halo (Memaliaj), N.Rrapaj (Patos), A.Nelaj (Gjirokastër)
KARTONË TË VERDHË: Kastrati 10′, Semina 24’/ Gjergji 57′
VËZHGUES: M.Shkëmbi (Shkodër)
DELEGAT: G.Misha (Tiranë)
 
Back To Top