Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 13: Besëlidhja - Kastrioti 0-0. Humbasim shansin për kreun

Besëlidhja dhe Kastrioti kanë ndarë nga një pikë pas barazimit të djeshëm në Lezhë. Vendësit nuk kanë arritur të fitojnë për të marrë kreun, në një kohë që krutanët janë shpallur “Kampion Dimri”. Një atmosferë elektrizuese është krijuar në sfidën e djeshme, ku ishin të pranishëm më shumë 4500 tifozë, një numër rekord i këtyre viteve të fundit. Gjeografia e tifozëve ishte e gjerë, në një kohë që kishin ardhur mbështetës nga Shkodra apo edhe nga Ulqini.

Ndërkaq, çdo lojtar i Kastriotit do të marrë nga 200 mijë lekë të vjetër premio nga presidenca për barazimin e djeshëm. Ndeshja Sfida nis e shpejtë me vendësit më të rrezikshëm. Në të 7-n, Besëlidhja fiton një goditje dënimi afër zonës krutane që ekzekutohet nga Boci dhe Semina fare pranë portës nuk arrin ta kthejë në kuadrat. Në të 17-n, lezhjanët organizojnë një sulm të bukur dhe topi përfundon në zonë te Bajiç, por topi i ngatërrohet në këmbë, duke humbur një shans të mirë. Në minutën e 20-të, Alikaj ekzekuton bukur një goditje dënimi, por pret Bejte.

Në të 33- ën ka një moment tensioni mes Raboshtës së miqve dhe Kastratit të vendësve, por situata qetësohet nga arbitri kryesor Bardhyl Pashaj, që i ndëshkon të dy me kartonë të verdhë. Edhe pjesa e dytë është si e para, me të dyja skuadrat që sulmojnë dhe krijojnë raste, por nuk finalizojnë. Në të 81-ën, Besëlidhja ka rastin e radhës për të kaluar në avantazh. Pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Gjorgjeviç, Semina në zonë gjuan fort, por heroi i krutanëve, Vlladan Giljen, e grushton mbi tra. Takimi mbyllet me rastin e krijuar nga Sykaj i ardhur nga mbrojtja, por pa arritur të shënojë. Në minutën e 75-të, dy zjarrfikëset që ishin në stadium për të qenë në gatishmëri, u detyruan që të largoheshin për të shuar flakët e një banese në qytet.

Besëlidhja-Kastrioti 0-0
GOLA: S’ka
BESËLIDHJA: Bejte, Kastrati, Sykaj, Semina, Boci, Zefi (Pepaj 75′), Hepaj, Gjorgjeviç, Hajdari, Marashi, Bajiç. Trajner: K.Krepi
KASTRIOTI: Giljen, Dosti, Jakupi, Kepi, Arifoviç, Alikaj (Peqini 84′), Caca, Kehinde (Djarmati 90′), Malo (Korreshi 75′), Raboshta, Hysa. Trajner: E.Plori
KARTONA TË VERDHË: Zefi 19′, Kastrati 34′, Bajiç 43’/ Raboshta 34′, Caca 58′, Kepi 75′
GJYQTARË: B.Pashaj, G.Qirici, D.Myftari (Tiranë)
VËZHGUES: Astrit Cana (Tiranë)
DELEGAT: Petrit Haxhia (Tiranë)
   
Back To Top