Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Krepi: Një përmbysje e bukur

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Besëlidhjes, Kreshnik Krepi, u shpreh: “Normalisht që fitorja është mjaft e rëndësishme për vetë faktin se vinim nga një humbje. Pas autogolit që pësuam në fillim të takimit, djemtë treguan klasin e tyre si nga ana morale, po ashtu edhe në të gjitha aspektet e tjera. Jam mjaft i kënaqur me futbollistët, pasi edhe pse ishim 0-1 arritëm shumë shpejt që ta dominonim lojën dhe ta kthenim rezultatin në 3-1. Patëm disa mungesa të rëndësishme, por ata futbollistë që i zëvendësuan ishin mjaft në formë. Gjithsesi, ne duhet që të qëndrojmë të përqendruar, pasi nga java në javë kampionati sa vjen e bëhet më i nxehtë”, përfundon Krepi.
 
Back To Top