Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ertan Hasan është përforcimi i parë në sulm për Besëlidhjen

Besëlidhja e ka gjetur sulmuesin për pjesën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për shqiptarin e Maqedonisë, Ertan Hasan. Ai ka qenë pjesë e Gostivarit në kampionatin fqinj dhe tani i është bashkuar Besëlidhjes.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 6 mujore me Besëlidhjen dhe në rast se arrihet objektivi i ngjitjes në Superligë, do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

“Unë kam njohuri për rezultatet e deritanishme të Besëlidhjes dhe për dëshirën e tyre për t’u ngjitur në Superiore. Do të mundohem të jap maksimumin nga vetja që në fund të gjithë së bashku të arrijmë qëllimin”, deklaroi Hasan.

Sezonin e kaluar, ishte njëri ndër titullarët e padiskutueshëm te skuadra e Gostivarit duke shënuar disa gola vendimtarë. Ai e ka nisur karrierën te FC Shkupi, ndërsa në Maqedoni gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Shkëndija, Vrapçishti, Rrufeja, Drita dhe Kozhuvi. Hasan gjatë karrierës së tij gjithashtu ka pasur nderin që të veshë edhe fanellat e dy skuadrave më të njohura kosovare, Prishtinës dhe Vëllazërimit të Gjakovës.
   
Back To Top