Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 14: Mamurrasi - Besëlidhja 0-0. Lezhjanët humbasin kreun!

Besëlidhja e humbet kreun pas vetëm 13 ditësh që e kishte marrë pa luajtur për shkak të dënimit të Kastriotit nga FIFA. Por, në të parën ndeshje të vitit, lezhjanët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në Mamurras ndaj skuadrës së vendit të fundit që ende nuk ka marrë asnjë fitore. 

Topin nga mesfusha e kanë shkelmuar vendësit që më pas krijojnë edhe rastin e parë me anë të Mahos, por goditja e sulmuesit përfundon jashtë. Më pas, miqtë nga Lezha krijojnë epërsinë e tyre duke e zhvendosur lojën në gjysmëfushën vendëse. Në të 11-ën, Hajdari lëshon një “predhë”, por është Selaci që reagon mirë. Pjesa e parë nuk prodhon asnjë gol,  pavarësisht rasteve të të dyja skuadrave. Me nisjen e pjesës së dytë, duket se ka reagim nga vendësit, por sulmuesit e kanë të vështirë të depërtojnë në portën kundërshtare.

Tekniku Bardhi kërkon të përforcojë ofensivën duke aktivizuar Përgjinin dhe më pas Gjonapalajn, por pa rezultat. Në të 73-ën, miqtë kanë një rast të pastër me Marashin, por Selaci pret thuajse mbi vijën fatale. Miqtë këmbëngulin deri në fund duke e mbyllur Mamurrasin në mbrojtje, por nuk arrijnë të shënojnë.

MAMURRASI-BESËLIDHJA 0-0
MAMURRASI: Selaci, Nino, R.Luzi, Baçi, Baku, Shima, Myrta, A.Luzi, Tahirllari (Përgjini 52′), Maho, Laçka (Gjonpalaj 80′). Trajner: S.Bardhi
BESËLIDHJA: Bejte, Kastrati, Rexha, Sykaj, Baçi, Hepaj (Gjokeja 78′), Sidibe, Gjorgjeviç (Comorra 66′), Hajdari, Marashi, Kabuni (Hasan 62′). Trajner: S.Nikaj
KARTONË TË VERDHË: Baçi 20′, Maho 85’/ Sidibe 78′, Marashi 58′ KARTON I KUQ: A.Luzi 18′, 94′(2v)
GJYQTARË: K.Cjapi, O.Grabova, A.Konomi (Fier)
VËZHGUES: F.Haxhiraj (Tiranë); DELEGAT: A.Mone (Tiranë)
   
Back To Top