Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 15: Besëlidhja - Kamza 4-0. Zhbllokohet Bajic

Beselidhja ka arritur nje fitore te pritshme ne javen e 15-te te kategorise se pare, pasi ka mundur ne fushen e saj me rezultatin e thelle 4 – 0 Kamzen. Ka qene nje ndeshje e dominuar krejtesisht nga lezhjanet, ndersa miqte nga tirana kane qene inekzistente ne loje. Futbollistet e Beselidhjes kane arritur te shenojne lehtesisht ne porten e kamzalinjve, ndersa kane shperdorur edhe shume raste.

Pas aksioneve te njepasnjeshme ne minuten e 44 do te vinte edhe goli me protagoniste Hasanin e afruar ne merkaton e janarit tek beselidhja. Gjorgjevic kroson drejt zones, por topi prek shtyllen dhe hasani qe ndjek deri ne fund aksion nuk e ka te veshtire dhe e dergon topin ne rrjete dhe 1 me 0 per vendasit. Vetem 1 minute me vone, bajic ndermerr nje aksion personal nga mesfusha dhe arrin te shmange edhe portierin Gjonikaj dhe dyfishon rezultat. Kaq mjafton per pjesen e pare dhe lezhjanet shkojne ne pushim te ndeshjes krejtesisht te qete.

Edhe fragmenti i dyte i lojes nuk sjelle me shume se sulme te Beselidhjes dhe miqte nga Kamza qe mbrohen per te mos lejuar nje humbje shume te thelle. Ne minuten e 72 Besëlidhja fiton një goditje dënimi ballore fare pranë zonës se kamzes. Goditja ekzekutohet nga Bajiç që nuk gabon, por realizon dopietën e tij dhe të tretin për Besëlidhjen. Takimi mbyllët me një sulm të shpejtë të Besëlidhjes, ku Bajiç në të 92’ pasi futet në zonën e miqve gjuan tokaz duke realizuar edhe golin e katërt për Besëlidhjen, rezultat që e kishin marrë edhe fazën e parë në Kamëz. Pas kesaj fitoreje Beselidhja nis te mendoje per transferten e radhes ndaj erzenit, duke tentuar qe te kap kreun e renditjes qe humbi pas barazimit pa gola 1 jave me pare ne Mamurras.
 
Back To Top