Java 17: Besëlidhja - Skrapari 2:0. Vendos Kaçi me një dopietë
Stadiumi Besëlidha, do të thotë gjithmonë fitore për Besëlidhjen. Ashtu si në fazën e parë, Besëlidhja vazhdon serinë e fitoreve në fushën e saj, duke mposhtur kësaj here ekipin e Skraparit me rezultatin 2:0. Autori i golave është Albert Kaçi që me nga një gol për pjesë i dhuron fitoren vendasve. Edhe mbrojtja vazhdon serinë e saj pozitive, duke vazhduar të mbrojë rekordin sezonal me asnjë gol të pësuar në Lezhë! Një fitore mjaft e rëndësishme edhe për rënditjen, ku Kukësi i vendit të dytë ka rënë në Burrel, duke i dhënë mundësinë Besëlidhjes të arrijë të njëjtat pikë, por me Kukësin që ka akoma një ndeshje për të rekuperuar ndaj Luftëtarit kryesues, i cili ka fituar edhe sot. Fitojnë edhe pretendentet e tjera Lushna, Besa dhe Elbasani, duke e bërë këtë kampionat të kategorisë së parë, gjithnjë e më emocionues. /ksbeselidhja.com
Lezhjanët duan autokritikë, pritet shpërthimi i sulmit
Besëlidhja është grumbulluar dje, në mënyrë që të jetë e gatshme për sfidën e së shtunës ndaj Skraparit, sfidë kjo që do ta luajë në shtëpi. Lezhjanët vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola në Himarë, rezultat ky që është konsideruar humbje nga stafi i Besëlidhjes. Edhe pas javës së parë të fazës së dytë, lezhjanët vazhdon të mbajnë vendin e katërt në renditje, por me diferencë të vogël nga vendi i dytë. Ekipi i drejtuar nga Ritvan Kulli ka vijuar zakonisht me seancat stërvitore, ku iu kushtua më shumë vëmendje sulmit dhe mesit të fushës. U është mëshuar këtyre reparteve, pasi sulmuesit gjatë fazës së parë shënuan tre gola, e këta vetëm Miliç.
Gjithashtu, stafi teknik një vëmendje të veçantë i kushtoi shmangies së sulmuesve, mbulimit nga mbrojtja kundërshtare dhe gjuajtjeve në portë. Në sfidën e fundjavës, lezhjanët vijnë të kompletuar, pa asnjë mungesë, por Kulli nuk do ta ketë të lehtë të formatojë grupin bazë, pasi numri i futbollistëve cilësorë, të ardhur në këtë merkato dimërore, është i madh. Mendohet se numri një i pankinës lezhjane do ta kërkojë fitoren me po atë formacion që hodhi kundër Himarës, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë plani rezervë, nga ku mund të ketë ndryshim rreshtimi apo emrash. Një gjë është e qartë, se formacioni anti-Skrapar do të shpalosë një performancë superioreje, ku nuk do të mungojnë dhe golat që kanë qenë të pakët. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë nesër.

Burimi: Panorama Sport
Dy vëllezërit Dibra në formacionin bazë ndaj Skraparit
Besëlidhja po përgatitet intensivisht për sfidën e së shtunës ndaj Skraparit. Në këtë takim, lezhjanët vijnë me formacion të ri pas ndryshimeve që ka bërë trajneri Ritvan Kulli. Dje, në kuadër të përgatitjeve, Besëlidhja zhvilloi një ndeshje kontrolli brenda grupit për të parë formën sportive të futbollistëve. Pas merkatos dimërorë, grupi është plotësuar me një numër të madh futbollistësh që po bëjnë diferencën. Nga të ardhurit bie në sy talenti dhe shpirti i garës i mesfushorëve Çutra e Gjeorgjeviç, po ashtu edhe performanca e shkëlqyer e mbrojtësit Kled Dibra, vëllai i vogël i sulmuesit Arenc Dibra.
Për “Panorama Sport”, Kled Dibra shpreh opinionin e tij në lidhje me skuadrën. “Besëlidhja ka treguar se e meriton të jetë pjesë e Superiores, por për disa gabime amatoreske të mesfushës dhe sulmit zbriti në vend të katërt. Kjo e zbehu disi imazhin që patëm për 12 javë rresht, duke qenë lider të Kategorisë së Parë. Reparti i mbrojtjes, ku jam edhe vet, është në lartësinë e duhur, kjo e matur me numrin e golave të pësuar që janë vetëm 7. Edhe mesfusha, që fazën e parë nuk funksionoj ashtu siç duhet, për fazën e dytë është blinduar me elementë cilësorë që po bëjnë diferencën. Po ashtu dhe sulmi po çlirohet nga ngërçi i fazës së parë. Jam i bindur së sfida e fundjavës ndaj Skraparit do të jetë një goleadë për ne”, përfundon prononcimin e tij mbrojtësi lezhjan.

Kepi i Besëlidhjes: Kemi bërë gabime amatoreske
Pas humbjes 1-0 që Besëlidhja pësoi të shtunën në Krujë ndaj Kastriotit, futbollistët janë lënë pushim dje, për të rinisur sot seancat stërvitore. Pas mbylljes zyrtare të merkatos dimërore, drejtuesit janë impenjuar maksimalisht që faza e dytë të jetë shumë më cilësore se e para. Skuadra e ka nisur këtë fazë me barazim pa gola në transfertën ndaj Himarës. Për “Panorama Sport”, mbrojtësi Bruno Kepi në lidhje me ecurinë e Besëlidhjes shprehet: “Jo më kot i kemi vënë vetes detyrë ta ngjisim ekipin në Superiore. Kjo jo nga ambiciet që kanë të gjitha skuadrat në fillim të sezonit futbollistik, por nga potenciali teknik e fizik i Besëlidhjes. Fazën e parë e mbyllëm në vend të katërt. Po kështu edhe javën e parë të fazës së dytë, ndonëse e rëndësishme është që jemi shumë pak pikë larg kreut. Besëlidhja e fazës së dytë është shumë më e kompletuar se ajo e fazës së parë. Sa i përket barazimit në Himarë, ai erdhi më shumë nga pakujdesia banale e sulmueseve, që ishte e ekzagjeruar, sesa nga paraqitja e ekipit. Kurse në miqësoren e Krujës, golin e pësuam nga një pakujdesi banale e mbrojtësit tonë, që e preku topin me dorë”.
Burimi: Panorama Sport
Pepaj harron Skraparin: Po mendojmë për Elbasanin
Duke marrë shkas nga shtyrja e kampionatit, drejtuesit e Besëlidhjes kanë menduar që fundjavën ta shfrytëzojnë për të testuar ekipin. Në të tilla kushte, sot lezhjanët do të udhëtojnë në transfertë për t’u ndeshur me Kastriotin. Miqësorja me krutanët i paraprin takimit të radhës që do të luhet në Lezhë, më 25 shkurt takimin ndaj skraparllinjtë (me rezultatin 1-2), prandaj i gjithë stafi teknik kërkon revansh. Barazimi me Himarën është konsideruar si humbje, pavarësisht se ekipi dha maksimumin në fushë. Mesfushori Vahi Pepaj, që deri në takimin me Ilirinë ka mbajtur shiritin e kapitenit, e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna për shkak kartonësh. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai flet për të ardhmen e ekipit. “Besëlidhja e fazës së dytë është shumë më e fortë se ajo që mbylli fazën e parë. Kjo si rezultat i fluksit të bollshëm që vërshoi nga merkatoja dimërore. Fitoren me Skraparin as që e diskutojmë. Ne tashmë po mendojmë për trepikëshin e transfertës në Elbasan, kjo jo për ambicie, por nga realiteti që mbizotëron aktualisht në skuadër. Edhe pse fazën e parë e mbyllëm në vend të katërt, pozitë jo e favorshme për një skuadër pretendente, ne jemi optimistë, pasi skuadrat rivale nuk kanë ndonjë diferencë të dukshme. Duke përjashtuar këtu Luftëtarin që ka krijuar hendek, ndonëse jo të pakapërcyeshëm. Besëlidhja ka krijuar një ekip superioreje, ndaj në 14 javë që kanë mbetur ne mund t’ia dalim duke i parakaluar”, – përfundon prononcimin mesfushori, Vahi Pepaj.
Burimi: Panorama Sport
Subscribe to:
Posts (Atom)